Merr fund arratia e Noizy’t dhe Shokut te tij Dj-Crax
Reperi Noizy arrestohet në Shëngjin me kërkesë të Kosovës. Muzikanti i njohur u drejtua për në një lokal në qytetin bregdetar të Shëngjinit kur u arrestua nga policia e Lezhës. Ne momentin e arrestimit Policia u shpreh “Kemi marrë një kërkesë për arrestimin e tij nga Kosova” , sipas burimeve policore. Arrestimi u bë në një postblloqe pranë Kunës dhe më pas e mori operacioni i Tiranës.
Ky i fundit pak ore para arrestit u shpreh ne rrjetin e tij Instagram qe ndaj tij edhe nje aktakuzë jo e vërtet dhe jan manipuluar te bertet e ngjarjes
Post-Instagram-Noiz
“Prej disa ditësh jam bërë pjesë e titujve mediatik si pasojë e një denoncimi të padrejtë kundrejt meje, për një ngjarje të ndodhur në Pejë, ku unë nuk kam gisht fare, zero!Dua ta nis këtë reagim me një ndjesë të thellë ndaj atyre që janë shqetësuar nga reagimi im. Kjo ka ardhur si pasojë e indinjatës për një kallëzim të rremë e të padrejtë ndaj meje, pasi kurrë nuk jam pëballur me situata të tilla e për pasojë fatkeqësisht nuk kam reaguar në nivelin që do të doja. Edhe njëherë, ndjese.Mirëkuptoj edhe median që bën punën e saj dhe i kërkoj ndjesë nësë janë keqkuptuar nga reagimi im i nxituar.Sa më lart dua të bëj me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurrësesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë.Bashkë më studion e avokatisë të kontraktuar nga unë, do kontribuojmë maksimalisht për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj meje dhe sqaruar këtë ngjarje ku unë jam viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk kam asnjë lidhje.Duke ju falenderuar për mirëkuptimin e përkrahjen dhe kërkuar ndjesë për këtë situatë të shëmtuar ku më kanë përfshirë.”.